Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë graduar në gradën e gjeneralit gjatë një ceremonie të organizuar në Kosovë.
Bëhet fjalë për Arife Halilin, Astrit Halitin dhe Mehmet Lladrovcin, të cilët tashmë mbajnë gradën e gjeneralit në FSK.
“Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci. Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Gradimi i tre gjeneralëve të rinj vjen në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të strukturës dhe kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila vazhdon procesin e transformimit dhe ngritjes së kapaciteteve të saj.
Ceremonia e gradimit shënon një tjetër hap në avancimin e kuadrove të larta të FSK-së dhe në forcimin e strukturës komanduese të institucionit të sigurisë së Kosovës.

