Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 28 gusht, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet A. F.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vijojnë sipas rastit.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e grabitjes apo vendin konkret ku ka ndodhur ajo.

