Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, një cent më lirë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi me 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme dhe nesër.

