Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit të PDK-së, deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në Kuvend nga ora 11:00.
Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me qëndrimin e grupit parlamentar të PDK-së apo veprimet që pritet të ndërmerren gjatë qëndrimit në Kuvend.
Njoftimi vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës po përballet me vështirësi në konstituimin e institucioneve të reja, ndërsa partitë politike vazhdojnë përplasjet rreth mënyrës së zhbllokimit të situatës institucionale.

