Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike për “Pastrimin”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/08/2026
in Category
0
Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike për “Pastrimin”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti do të krijojë një ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin.

Rama tha se sistemi aktual i Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, ku përfshihen edhe komunat e Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit, nuk po i përgjigjet më nevojave të Prishtinës.

“Kryeqyteti i ka përmbushur obligimet e veta. Dokumentet janë tashmë publike. Procesi ka mbetur i bllokuar për një nënshkrim.

Dhe çmimin e këtij bllokimi nuk e paguan ministri. E paguajnë qytetarët e Prishtinës.

Prandaj, këtë javë kemi mbajtur takim me kryetarët e komunave që janë pjesë e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, me menaxhmentin dhe punëtorët e kompanise dhe KEMI MARRË VENDIM”, shkroi Rama në Facebook.

Rama ka deklaruar se punëtorët e “Pastrimit” nuk do të mbeten pa punë dhe se do të jenë pjesë e sistemit të ri.

Ai ka theksuar se, falë Ligjit për Kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk nevojitet pëlqimi i Qeverisë.

“Falë Ligjit për Kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk na duhet pëlqimi i Qeverisë. Dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Sepse, po të varej edhe kjo nga një nënshkrim i Qeverisë, do të rrezikonim të kishim edhe një projekt tjetër të Prishtinës të bllokuar. Qytetarët nuk mund të presin dhe Prishtina nuk mund të mbahet peng. Kur një zgjidhje bllokohet, ne kemi përgjegjësi të krijojmë një tjetër.Prandaj po ecim përpara me krijimin e ndërmarrjes së re të pastrimit, me një qëllim shumë të qartë: t’i sigurojmë Kryeqytetit kapacitetet që i duhen dhe qytetarëve një Prishtinë të pastër’, shkroi mes tjerash Rama.

 

Related

Previous Post

Abdixhiku hyn vetë në Kuvend për takim, Kurti shkon me Muratin e Nagavcin

Next Post

Sot negociojnë sërish për “Presidentin”, Kurti kërkon garanci nga Abdixhiku për votat e deputetëve të LDK-së

Next Post
Sot negociojnë sërish për “Presidentin”, Kurti kërkon garanci nga Abdixhiku për votat e deputetëve të LDK-së

Sot negociojnë sërish për “Presidentin”, Kurti kërkon garanci nga Abdixhiku për votat e deputetëve të LDK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.