Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Sot negociojnë sërish për “Presidentin”, Kurti kërkon garanci nga Abdixhiku për votat e deputetëve të LDK-së

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/08/2026
in Category
0
Sot negociojnë sërish për “Presidentin”, Kurti kërkon garanci nga Abdixhiku për votat e deputetëve të LDK-së
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po i vazhdojnë diskutimet sot për të gjetur një emër konsensual për President të vendit.

Kryeministri në detyrë e kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës u futën në Kuvned para disa minutash.

Kurti tha se kanë “vullnetin e mirë” dhe “mundësitë reale” për marrëveshje. “Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje”, tha ai rrugës për në Kuvend.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se në rast të një marrëveshjeje me LDK-në, kryetari i kësaj partie duhet të garantojë për të gjitha votat. LDK-ja i ka 18 deputetë në Kuvend.

“Ky është një dimension i rëndësishëm, ç’është e vërteta, për shkak edhe të zhvillimeve të brendshme në LDK, por unë nuk mund të flas, le të themi, për sjelljen individuale të deputetëve të LDK-së. Zoti Abdixhiku e përfaqëson LDK-në, zoti Kurti e përfaqëson Vetëvendosjen. As nuk i kemi kërkuar, ç’është e vërteta, sepse ne e trajtojmë formalisht si kryetar të LDK-së. I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhojë grupin e tij parlamentar dhe, në momentin kur dakordohet për emrin, e bëjmë marrëveshje, të garantojë, le të themi, edhe implementimin e kësaj marrëveshjeje nga pozicioni i LDK-së”, ka thënë ai dje për KosovaPress.

Të mërkurën e javës së kaluar, bisedimet për Presidentin u përshkruan si “shumë të vështira” dhe “jo të lehta” nga të dyja palët, pas një takimi në darkë. Por Kurti dhe Abdixhiku thanë se kishin bërë “një hap përpara”.

Të shtunën në mbrëmje, kur ata u takuan sërish, Kurti theksoi se s’kishte ende rezultate, duke u thënë gazetarëve se “kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për ju”.

Kurti dhe Abdixhiku sot po zhvillojnë takimin e tyre të katërt prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

Related

Previous Post

Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike për “Pastrimin”

Next Post

DnV kritikon Haxhiun: KQZ-ja mbetet me 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë

Next Post
DnV kritikon Haxhiun: KQZ-ja mbetet me 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë

DnV kritikon Haxhiun: KQZ-ja mbetet me 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.