Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar edhe sot aktivitetin e saj të përditshëm para objektit të Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e institucioneve të vendit.
Grupi parlamentar i PDK-së ka përsëritur kërkesën për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
PDK-së i bashkohen asamblistë, aktivistë dhe deputetë të Aleancës
Në aktivitetin e sotëm të PDK-së para objektit të Qeverisë morën pjesë edhe asamblistë dhe aktivistë nga Prishtina, ndërsa protestës iu bashkuan edhe disa deputetë të Aleancës.
PDK-ja e ka zhvilluar këtë formë të protestës së përditshme përpara Qeverisë për rreth katër javë, duke e bërë thirrjen për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve një nga kërkesat kryesore të saj.
Partia ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve të saj deri në adresimin e kërkesave politike që lidhen me funksionalizimin e institucioneve.

