Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti lë derën hapur për marrëveshjen me LDK-në: “Ende mund të shmangen zgjedhjet”

Qendra Info by Qendra Info
03/09/2026
in Lajme
0
Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve përmes votimit të kandidatit të propozuar për president, Bekim Sejdiu.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar.

Kurti tha se shmangia e zgjedhjeve të reja është ende e mundur dhe se kjo mund të arrihet përmes votimit të kandidatit për president, profesor Bekim Sejdiu.

Kurti: Marrëveshja ende mund të zbatohet

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti vlerësoi se marrëveshja e arritur mes dy subjekteve politike përbën një sukses dhe se ende ekziston mundësia për tejkalimin e situatës.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, marrëveshja politike ka prodhuar edhe një kandidat konkret për postin e presidentit.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Refuzon të flasë për kandidat tjetër

Kurti nuk dha një përgjigje nëse, në rast të dështimit të kandidaturës së Bekim Sejdiut, mund të propozohet një kandidat tjetër për president.

Ai u shpreh se fokusi aktual mbetet te zbatimi i marrëveshjes politike dhe te mundësia për shmangien e zgjedhjeve të reja përmes konstituimit të institucioneve.

Deklaratat e Kurtit vijnë në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i pasigurt dhe partitë politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale.

Related

Previous Post

MINTI publikon çmimet e reja të derivateve

Next Post

Lajm i mirë për shqiptarët në Austri: Rritet pragu pa taksa nga viti 2027, ja sa do të jetë

Next Post
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri

Lajm i mirë për shqiptarët në Austri: Rritet pragu pa taksa nga viti 2027, ja sa do të jetë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.