Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti viziton Doganën e Kosovës: Të hyrat arrijnë në 1.347 miliardë euro

Qendra Info by Qendra Info
04/09/2026
in Lajme
0
Kurti viziton Doganën e Kosovës: Të hyrat arrijnë në 1.347 miliardë euro
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar të premten Doganën e Kosovës, e cila ditë më parë shënoi 27-vjetorin e themelimit.

Gjatë vizitës, Kurti dhe Murati u informuan për punën dhe rezultatet e Doganës së Kosovës, me fokus në rritjen e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, lehtësimin e tregtisë dhe modernizimin e administrimit doganor.

1.347 miliardë euro të hyra

Sipas të dhënave të prezantuara gjatë vizitës, Dogana e Kosovës ka mbledhur deri tani gjatë këtij viti 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që përbën një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Krahas rritjes së të hyrave, janë ndërmarrë edhe reforma që synojnë lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve dhe përshpejtimin e procedurave doganore.

Në këtë kuadër përmendet përmbyllja e shtetëzimit të terminaleve doganore, si dhe zbatimi i deklarimit të mallrave para arritjes.

Sipas të dhënave të prezantuara, kjo masë ka ndikuar në uljen e kohës së procesimit të mallrave me rreth 70 për qind.

Teknologjia në luftën kundër kontrabandës

Dogana e Kosovës ka forcuar gjithashtu kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë për identifikimin e aktiviteteve të paligjshme.

Një prej zhvillimeve të përmendura është funksionalizimi i skanerit në Merdarë, i cili ka rritur kapacitetet për kontrollin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara për kontrabandë dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Projekte të reja për modernizimin e Doganës

Në kuadër të modernizimit të administrimit doganor, janë duke u avancuar edhe disa projekte strategjike.

Ndër to përfshihen Dritarja e Vetme Kombëtare, Tranziti i Përbashkët, automatizimi i mëtejshëm i proceseve dhe forcimi i kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

Qëllimi i këtyre projekteve është rritja e efikasitetit të administratës doganore, lehtësimi i tregtisë dhe përmirësimi i shërbimeve për bizneset.

Mirënjohje për zyrtarët doganorë

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, Kurti dhe Murati shprehën mirënjohje për zyrtarët doganorë për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve, ekonomisë dhe Republikës së Kosovës.

Drejtuesit e institucioneve vlerësuan rolin e Doganës në mbledhjen e të hyrave, mbrojtjen e kufijve ekonomikë dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Related

Previous Post

Gjini kundërshton vazhdimin e seancës konstituive më 9 shtator: “Shkelje brutale e Kushtetutës”

Next Post

Hetimi i Channel 4 trondit Reform UK: Dy zyrtarë japin dorëheqjen mbi financimin e sondazheve

Next Post
Hetimi i Channel 4 trondit Reform UK: Dy zyrtarë japin dorëheqjen mbi financimin e sondazheve

Hetimi i Channel 4 trondit Reform UK: Dy zyrtarë japin dorëheqjen mbi financimin e sondazheve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.