Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata vendos masë sigurie mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, UP: “Prona publike nuk është pronë pa zot”

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2026
in Lajme
0
Gjykata vendos masë sigurie mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, UP: “Prona publike nuk është pronë pa zot”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie mbi një ngastër prej 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, pronë komunale në shfrytëzim të përhershëm të Universitetit të Prishtinës. Vendimi është marrë më 24 gusht 2026, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Universiteti i Prishtinës e konsideron vendimin një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e pronës publike dhe universitare nga rreziku i tjetërsimit.

Sipas UP-së, masa e sigurisë pengon çdo veprim që mund të çojë në shitjen, bartjen, dhurimin, ngarkimin me barrë, dhënien në shfrytëzim, ndryshimin e gjendjes faktike apo tjetërsimin në çfarëdo forme tjetër të kësaj prone gjatë zhvillimit të procedurave.

Pretendime për pronësinë dhe dokumentacionin

Çështja e kësaj prone, sipas Universitetit, është shoqëruar prej vitesh me pretendime nga persona privatë për të drejta pronësore.

Në të njëjtën kohë, ndaj Universitetit janë paraqitur edhe kërkesa financiare në vlera milionëshe për pagesën e qirasë për hapësirën që UP-ja thotë se e ka shfrytëzuar në mënyrë legjitime për veprimtarinë e tij akademike dhe institucionale.

Pretendimet për pronësinë lidhen me një aktgjykim të pretenduar të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, të datës 27 maj 1998, përmes të cilit pretendohet se prona komunale kishte kaluar në pronësi private dhe më pas ishte bartur te persona të tjerë.

Rasti ishte trajtuar edhe nga Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në raportin e tij të 14 majit 2024, Komisioni kishte evidentuar, sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, probleme dhe dyshime lidhur me dokumentacionin dhe historikun e pronës dhe kishte kërkuar trajtimin e çështjes nga institucionet kompetente të drejtësisë.

UP: Po mbrojmë pasurinë publike

Universiteti i Prishtinës ka vlerësuar punën e ish-Komisionit Parlamentar dhe angazhimin institucional për adresimin e rastit.

UP-ja ka falënderuar në mënyrë të veçantë ish-deputeten Fitore Pacolli dhe Milazim Salijajn për angazhimin në trajtimin e çështjes, si dhe sistemin prokurorial dhe institucionet e hetuesisë për veprimet e ndërmarra në kuadër të përgjegjësive të tyre ligjore.

Sipas Universitetit, që nga fillimi i mandatit, menaxhmenti i udhëhequr nga rektori prof. Arben Hajrullahu e ka vendosur mbrojtjen e pronës universitare ndër prioritetet kryesore.

Universiteti thotë se ka evidentuar raste të ndryshme, ka mbledhur dokumentacion dhe dëshmi dhe rastet për të cilat ekzistojnë dyshime për shkelje janë përcjellë, ose do të përcillen, te organet kompetente.

“Prona publike nuk është pronë pa zot. Ajo i përket publikut. Dhe Universiteti i Prishtinës do ta mbrojë atë pa kompromis.”

UP kërkon lirimin e pronave deri më 30 tetor

Në kuadër të kësaj qasjeje, Universiteti i Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që, sipas UP-së, mbajnë, shfrytëzojnë apo pretendojnë pa bazë të qartë juridike hapësira dhe prona universitare që t’i lirojnë dhe t’ia kthejnë Universitetit deri më 30 tetor 2026.

UP-ja ka bërë gjithashtu thirrje për zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët, si dhe për qytetarët që posedojnë informacione, dokumente ose të dhëna për raste të dyshuara të tjetërsimit, uzurpimit apo keqpërdorimit të pronave universitare, që këto të dhëna t’ua përcjellin institucioneve kompetente ose Universitetit.

Hapësira të tjera universitare pritet të rikthehen në përdorim

Universiteti ka njoftuar se paralelisht po ndërmerren hapa edhe për rikthimin në funksion të hapësirave të tjera universitare.

Studentët dhe personeli akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë pritet ta fillojnë vitin akademik në objektin e ri, i cili, sipas UP-së, për më shumë se dhjetë vjet nuk ishte shfrytëzuar për shkak të afërsisë me infrastrukturën e tensionit të lartë dhe depo të tjera teknike.

Sipas Universitetit, këto pengesa tashmë janë larguar.

UP-ja thotë se do të vazhdojë të dokumentojë dhe të procedojë pranë institucioneve kompetente çdo rast për të cilin ekzistojnë indicie për shkelje.

Universiteti e përkufizon standardin e tij në këtë fushë përmes katër parimeve: ligjshmëri, transparencë, përgjegjësi dhe mbrojtje e interesit publik.

Related

Previous Post

Deri në 500 euro ndihmë shtesë për kujdes në Gjermani – kush përfiton

Next Post

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, konfirmohet takimi me të dërguarit e Trump

Next Post
“Largohuni nga rrugët” – Dronët ukrainas terrorizuan qytetin ku Vladimir Putin po mbante një fjalim për luftën

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, konfirmohet takimi me të dërguarit e Trump

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.