Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aleanca vendos fotografitë e deputetëve të VV-së para Kuvendit: “Lutemi për lirinë e tyre”

Qendra Info by Qendra Info
07/09/2026
in Lajme
0
Aleanca vendos fotografitë e deputetëve të VV-së para Kuvendit: “Lutemi për lirinë e tyre”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca ka zhvilluar sot një aktivitet simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku ka vendosur fotografitë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fotografitë e vendosura para Kuvendit shkruan “Lutemi për lirinë e tyre”, ndërsa mbi to është vendosur mbishkrimi “FREE”.

Poshtë fotografive është vendosur mbishkrimi “Kurti – Dejona”, përmes të cilit Aleanca ka përcjellë një mesazh politik lidhur me drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Ramadani: VV-ja udhëhiqet me “grusht të hekurt”

Në kuadër të aktivitetit ka folur zyrtari i Aleancës, Burim Ramadani, i cili tha se qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes për atë që ai e konsideron si ndikim të një “regjimi partiak” në institucionet e shtetit.

“Qëllimi është ta ngrisim vetëdijesimin se kemi një aktivitet, një regjim në parti dhe një regjim në shtet. A keni dëgjuar ndonjë deputet të VV-së që flet mendimin e tyre? Përgjigjja është jo, sepse VV-ja udhëhiqet me grusht të hekurt dhe është jodemokratike. Dhe i njëjti model po mundohet të vendoset edhe në institucionet dhe shtetin e Kosovës”, tha Ramadani.

Sipas tij, i njëjti model po tentohet të vendoset edhe në institucionet e Kosovës.

“Ne sot po e bëjmë këtë aktivitet për të vënë në pah se deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt. Ata mund të flasin vetëm atë që ua shkruan dikush në nëna-parti”, deklaroi ai.

Ramadani: Deputetët nuk kanë lirinë të shprehen

Ramadani pretendoi gjithashtu se disa deputetë të VV-së, sipas tij, kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë situatë, por nuk kanë lirinë të flasin publikisht për qëndrimet e tyre.

“Jo rrallë dhe në adresa të caktuara, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin dhe grushtin e hekurt. Nuk pajtohen me atë, por nuk e kanë lirinë që të shprehen dhe të flasin për mendimet personale lidhur me situatën dhe bllokimin e shtetit”, tha Ramadani.

Në fund, ai theksoi se, sipas tij, secili deputet duhet të ketë mundësi ta shprehë lirshëm mendimin e tij.

“Secili deputet duhet ta shprehë mendimin e lirë. Në rastin konkret, po e shohim që është një regjim partiak që synon të kthehet në regjim në shtet”, përfundoi Ramadani.

Related

Previous Post

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit, akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”

Next Post

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, dyshohet se kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Next Post
Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, dyshohet se kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, dyshohet se kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.