Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kica-Xhelili: Askush nuk është më i madh se LDK-ja, dhe LDK-ja nuk është më e madhe se Republika

Qendra Info by Qendra Info
07/09/2026
in Lajme
0
Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Ta ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se nuk dëshiron një LDK të ndarë në kampe mes “atyre të kryetarit” dhe “atyre të gjashtë deputetëve”.

Kica-Xhelili ka thënë se ka zgjedhur të mos flasë më herët për zhvillimet brenda LDK-së, me arsyetimin se dallimet politike duhet fillimisht të diskutohen brenda partisë.

“Nuk dua një LDK të ndarë mes ‘atyre të kryetarit’ dhe ‘atyre të gjashtë deputetëve’. Nuk kam hyrë në LDK për të zgjedhur kampe brenda saj. Kam hyrë sepse besoj në një parti ku institucioni është më i rëndësishëm se individi, ku debati nuk është tradhti dhe ku shumica ka të drejtë të udhëheqë, por pakica ka të drejtë të mos heshtë”, ka shkruar ajo.

Kica-Xhelili: Mospajtimi nuk është armiqësi

Ajo ka theksuar se nuk beson që pajtueshmëria me një vendim duhet të jetë kusht për integritetin politik, duke thënë se mund të ketë mospajtime me kolegët pa vënë në dyshim motivet apo kontributin e tyre.

“Po aq, mund ta mbështes një vendim të kryetarit pa e konsideruar të pagabueshëm atë apo cilindo prej nesh”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Sipas saj, në politikë duhet të bëhet dallimi mes mospajtimit dhe armiqësisë.

“Nëse LDK nuk është mjaftueshëm e fortë për të përballuar gjashtë vota ndryshe, atëherë problemi ynë është shumë më i madh se gjashtë vota”, ka shkruar ajo.

Kica-Xhelili për Bekim Sejdiun: E konsideroj profesionist dhe me integritet

Duke folur për kandidaturën e Bekim Sejdiut, Kica-Xhelili ka thënë se ka vlerësim pozitiv për të, duke e cilësuar profesionist dhe me integritet.

“Për Bekim Sejdiun kisha një vlerësim të qartë. E konsideroj profesionist dhe me integritet. Mospajtimet që janë krijuar rreth procesit nuk e ndryshojnë këtë vlerësim timin”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, ajo ka thënë se në mbledhjen e grupit parlamentar kishte shprehur dyshimet e saj lidhur me arsyet pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte pajtuar me këtë kandidaturë.

Sipas Kica-Xhelilit, tashmë është bërë e qartë se pse Kurti mund të ketë pranuar këtë emër.

“Jo se ai e donte këtë kandidaturë, por me gjasë, e dinte saktësisht se ky emër mund të shkaktonte atë që e shkaktoi në LDK. E mëkati ynë më i madh mund të jetë se duke mos e tejkaluar vetveten, u bëmë tmerrësisht e lehtësisht të lexueshëm nga ai”, ka shkruar ajo.

“E ndjej që ky është çmimi që do ta paguajmë gjatë”, ka shtuar Kica-Xhelili.

“Marrëveshja politike nuk duhet të shndërrohet në amnisti”

Kica-Xhelili ka thënë se një marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale nuk duhet të shndërrohet në amnisti politike për mënyrën se si është arritur deri në këtë situatë.

“Një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në amnisti politike për mënyrën se si kemi ardhur deri këtu”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kritikuar mënyrën e interpretimit të afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

“Afatet kushtetuese nuk janë elastike. Ato nuk mund të respektohen kur na përshtaten dhe të riinterpretohen sa herë që politika ka nevojë për disa ditë më shumë”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

“Afati i ‘paqartë’ është tejkaluar”

Sipas Kica-Xhelilit, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa pas tejkalimit të tij, Vetëvendosje kishte ndërtuar një interpretim tjetër, sipas të cilit afati përfundonte më 6 shtator.

Ajo ka thënë se, për hir të procesit, paqartësitë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ishin trajtuar në përputhje me mënyrën se si i kishte lënë gjykata, me theks te nevoja për funksionalizimin e institucioneve.

“Por sot, edhe ai afat i ‘paqartë’ është tejkaluar, ndërsa seanca është thirrur për 9 shtator”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, situata tashmë nuk mund të konsiderohet vetëm si një interpretim “elastik” i Kushtetutës.

“Kemi diçka edhe më problematike: mosrespektimin madje edhe të kufirit që vetë e ke zgjedhur pasi ke tejkaluar kufirin kushtetues”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Ajo ka shtuar se është e vështirë të kërkohet seriozitet institucional nga të tjerët kur nuk respektohet as rregulli i përcaktuar vetë.

“Kjo nuk është më çështje interpretimi juridik. Është çështje e raportit që pushteti zgjedh të ketë me kufijtë që ia vendos Kushtetuta”, ka shkruar ajo.

“Mund ta kundërshtosh pushtetin dhe njëkohësisht të marrësh përgjegjësi”

Kica-Xhelili ka thënë se dallimet e saj me Albin Kurtin janë politike, institucionale dhe parimore dhe se ato nuk zhduken për shkak të nevojës për një marrëveshje që do t’i mundësonte vendit të ketë institucione funksionale.

“Por, njësoj, kundërshtimi ndaj Albin Kurtit nuk mund të bëhet arsye që Kosova të mbetet pa institucione vetëm për t’ia pamundësuar atij një rezultat politik”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, kundërshtimi politik dhe përgjegjësia institucionale nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Për mua këto dy gjëra nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën: mund ta kundërshtosh pushtetin kur cenon rregullat dhe, njëkohësisht, të marrësh përgjegjësi kur vendi ka nevojë për zgjidhje”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Në fund, ajo ka theksuar se kjo është edhe mënyra se si e sheh LDK-në në situatën aktuale.

“Askush prej nesh nuk është më i madh se LDK-ja.

Dhe LDK-ja nuk është më e madhe se Republika”, ka përfunduar Doarsa Kica-Xhelili.

Related

Previous Post

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, dyshohet se kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Next Post

Ndihma familjare në Austri për shtator 2026: Ja kur dalin paratë dhe si mund të aplikojnë familjet shqiptare

Next Post
Ndihma familjare në Austri për korrikun – Ja kur dalin pagesat dhe sa do të përfitojnë familjet

Ndihma familjare në Austri për shtator 2026: Ja kur dalin paratë dhe si mund të aplikojnë familjet shqiptare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.