Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ymeri: 95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit përmes ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit

Qendra Info by Qendra Info
07/09/2026
in Lajme
0
“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit.
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka deklaruar se 95 për qind e energjisë elektrike tepricë nga KEK-u është shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) gjatë muajve korrik dhe gusht. Sipas saj, vlera e energjisë së tregtuar ka arritur në 10.2 milionë euro.

Ymeri ka thënë se ky zhvillim tregon se, kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion publik, mënyra e tregtimit të energjisë mund të ndryshojë.

Ajo ka kritikuar praktikat e tregtimit të mbyllur të energjisë dhe tenderët publikë me procedura negociuese, duke kërkuar që ato të ndalen kur nuk ekziston një situatë urgjente.

Ymeri: Tregtimi “1 me 1” duhet të ndalet

Përmes një deklarate, deputetja e LDK-së ka kërkuar më shumë transparencë në shitjen e energjisë elektrike nga KEK-u.

“95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit. 10.2 milionë euro. E shihni? Kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion nga të gjithë, gjërat ndryshojnë.”

Ymeri ka theksuar se tregtimi i mbyllur i energjisë, i njohur si “1 me 1”, si dhe tenderët jo publikë dhe procedurat me negociata pa arsye urgjente, nuk duhet të përdoren më.

“Tregtimi i mbyllur ‘1 me 1’ i rrymës dhe tenderët jo publikë e me negociata pa urgjencë duhet të ndalen një herë e mirë. Kjo as që duhet të diskutohet”, ka deklaruar Ymeri.

Deklarata e saj vjen në kuadër të debatit për mënyrën e shitjes së energjisë së tepërt të prodhuar nga KEK-u dhe nevojën për transparencë e llogaridhënie në këto transaksione.

Related

Previous Post

Kina injekton mbi 46 miliardë euro në banka dhe siguruesit shtetërorë, ndërsa rritja ngadalësohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.