Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për mirëseardhje për qytetarët që sot do të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, i cili mbahet në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Rama ka deklaruar se Prishtina do të jetë “shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi”, duke u uruar mirëseardhje të gjithë qytetarëve që do të jenë pjesë e tubimit.
“Sot, transporti urban në Kryeqytet është FALAS!”, ka njoftuar Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se parkingu te Pallati i Rinisë do të jetë pa pagesë gjatë ditës së sotme.
“Mirë se vini në Prishtinë!”, ka shkruar Rama.
“Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, nis sot në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”.

