Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përparim Rama kritikon Kurtin: “Sot dole si kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe”

Qendra Info by Qendra Info
14/09/2026
in Lajme
0
Rama godet VV-në për “Ishullin Urban”: “Kush po don me pa Kosovën si Kandahar, tregojuni qytetarëve”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër të Kosovës, duke kritikuar mënyrën e formimit të shumicës parlamentare dhe gjuhën e përdorur gjatë seancës.

Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka pretenduar se Kurti është zgjedhur kryeministër me votat e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, ndërsa ka theksuar se në sallë nuk ka qenë asnjë deputet tjetër shqiptar nga opozita.

“Përtej çdo afati kushtetues, sot Albin Kurti zgjodhi veten Kryeministër të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe. Asnjë deputet tjetër shqiptar nuk ishte në sallë”, ka shkruar Rama.

Ai e ka përdorur këtë situatë për të kritikuar Kurtin për mungesën, sipas tij, të bashkëpunimit politik me subjektet e tjera shqiptare.

“Albin Kurti pas 16 viteve në politikë rreth vetes nuk e ka asnjë subjekt politik shqiptar me të cilin ka ndërtu një minimum besimi! Çuditërisht këtë besim e ka me Listën Serbe!”, ka deklaruar Rama.

Një pjesë të reagimit të tij Rama ia ka kushtuar edhe një shprehjeje të përdorur nga Kurti gjatë paraqitjes së tij, duke ngritur pyetjen se kujt i drejtohej ajo.

“Gjesti i tij i parë si Kryeministër ishte: ‘me pre me gërshërë’. Kënd, Albin? Gazetarët? Opozitën? Kundërshtarët politikë? Apo 49% e qytetarëve që nuk të kanë votuar?”, ka shkruar ai.

Rama ka argumentuar se kryeministri, pas marrjes së detyrës, duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm elektoratin që e ka votuar.

“Ditën kur bëhesh Kryeministër, duhet të pushosh së qeni vetëm Kryeministër i atyre që të votuan. Këtu fillon dallimi ndërmjet liderit të një partie dhe Kryeministrit të një shteti”, ka theksuar ai.

Sipas Ramës, mënyra e ushtrimit të pushtetit është po aq e rëndësishme sa edhe vendimet institucionale.

“Një Kryeministër nuk gjykohet vetëm nga vendimet që merr. Gjykohet edhe nga mënyra se si e koncepton pushtetin”, ka shkruar ai.

Rama ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, është arritur shumica parlamentare, duke e cilësuar si të papranueshme një qeverisje që mbështetet në atë që ai e përshkruan si “hile e numra”.

“Kosova nuk ka nevojë për një Kryeministër që di vetëm t’i mundë kundërshtarët me hile e numra, natën, shpejtë, në seanca të jashtëzakonshme në koordinim me serbët. Ka nevojë për një Kryeministër që i përfaqëson të gjithë”, ka deklaruar Rama.

Në fund të reagimit, ish-kryetari i Prishtinës ka vazhduar kritikat ndaj Kurtit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Sot, nga ajo sallë, Albin Kurti dole si Kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe”, ka shkruar Rama.

Ai ka përmendur edhe çështjen e jetës familjare të Kurtit jashtë Kosovës, duke e përdorur atë si pjesë të kritikës së tij politike.

Postimi i Ramës vjen në një moment të rëndësishëm politik, pas konstituimit të institucioneve të reja dhe formimit të shumicës parlamentare.

Related

Previous Post

Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Next Post

Xi Jinping propozon krijimin e një “zone të inteligjencës artificiale me burim të hapur” në BRICS

Next Post
Kina shpall planin e ri pesëvjeçar: vetëbesim teknologjik, treg i brendshëm më i fortë dhe më pak varësi nga Perëndimi

Xi Jinping propozon krijimin e një “zone të inteligjencës artificiale me burim të hapur” në BRICS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.