Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Në Prishtinë hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, në prag të verdiktit në Hagë

Qendra Info by Qendra Info
14/09/2026
in Lajme
0
Në Prishtinë hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, në prag të verdiktit në Hagë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma “Liria ka emër” ka hapur të hënën në Prishtinë konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”, në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në hapje të konferencës, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se procesi gjyqësor në Hagë ka qenë në qendër të vëmendjes publike në Kosovë për gjashtë vjet.

“Kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për vlerat tona të vërteta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por ato duhet të jenë aty për t’i vlerësuar dhe adresuar”, tha Hoxha.

Konferenca është organizuar përmes tri paneleve, ku po diskutohet për ndikimin e procesit në Hagë në historinë e Kosovës, kujtesën kolektive dhe narrativën publike e institucionale për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Në panelin e parë, me temën “Konteksti i ri i krijuar nga Dhomat e Specializuara”, marrin pjesë Enver Hasani, Ylber Hysa dhe Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, në panelin e dytë të konferencës, Visar Ymeri, Zana Hoxha dhe Dritan Dragusha diskutojnë lidhur me narrativën publike dhe institucionale për luftën çlirimtare.

Paneli i dytë moderohet nga Faton Abdullahu.

Konferenca “Lufta për UÇK-në” po mbahet në një moment të ndjeshëm për opinionin publik në Kosovë, pak para shpalljes së verdiktit final në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related

Previous Post

Fluks i madh pacientësh gjatë vikendit në QKUK: Për tre ditë u kryen afër 900 shërbime emergjente

Next Post

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Jemi afër zgjidhjes së Presidentit, të mos shkojmë sërish në zgjedhje

Next Post
Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Jemi afër zgjidhjes së Presidentit, të mos shkojmë sërish në zgjedhje

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Jemi afër zgjidhjes së Presidentit, të mos shkojmë sërish në zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.