Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin për rrugëtimin drejt BE-së

Qendra Info by Qendra Info
15/09/2026
in Lajme
0
Rama heshti për Kurtin, por Tirana publikon zyrtarët kosovarë të përfshirë në protestë.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Në letrën e urimit, Rama thekson se Shqipëria është e gatshme për një bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe sektorët, me synimin për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejt shtëpisë së përbashkët evropiane”, shkruan Rama.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të miratuara mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe shqyrtimit dhe angazhimit në projekte të reja në sektorët më të rëndësishëm dhe prioritarë.

“Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar.

Rama ka ftuar gjithashtu Kurtin për një vizitë në Shqipëri.

 

Related

Previous Post

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës: Pretendon shkelje në pronat, tenderët dhe pagesat e Komunës

Next Post

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, veprimtare për të drejtat e njeriut dhe ish-deputete

Next Post
Ka ndërruar jetë Flora Brovina, veprimtare për të drejtat e njeriut dhe ish-deputete

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, veprimtare për të drejtat e njeriut dhe ish-deputete

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.