Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump pritet të takohet me liderët e Gjirit në Nju Jork, në fokus konflikti me Iranin

Qendra Info by Qendra Info
17/09/2026
in Lajme
0
Administrata Trump zbut kufizimet për eksportin e AI-së së Anthropic, por mban të bllokuar modelin Fable 5
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork një takim me liderët e vendeve të Gjirit, në kuadër të vizitës së tij për pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas “Axios”, që citon tre burime me dijeni të drejtpërdrejtë për zhvillimet, takimi do të fokusohet te hapat e ardhshëm lidhur me konfliktin me Iranin, veçanërisht te planet e administratës amerikane për strategjinë që do të ndiqet pas përfundimit të luftës.

Në takim pritet të marrin pjesë liderë ose ministra të Jashtëm të gjashtë vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Omani.

Sipas raportimit, takimi mund të zgjerohet edhe me përfaqësues të vendeve të tjera arabe dhe myslimane.

Takimi zhvillohet në një moment kur administrata Trump po punon për një plan më të gjerë për periudhën pas përfundimit të konfliktit me Iranin.

Sipas burimeve të cituara nga “Axios”, një plan i plotë për atë që po cilësohet si “dita pas” pritet të përcaktohet pas zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit.

Related

Previous Post

Gjenerali Wesley Clark pas dënimeve në Hagë: “Jam i shokuar dhe i zemëruar, nuk kam parë prova që e justifikojnë këtë vendim”

Next Post

Deri në 400 euro kursim në vit në Austri – si mund të përfitojnë familjet shqiptare nga subvencionet

Next Post
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri

Deri në 400 euro kursim në vit në Austri – si mund të përfitojnë familjet shqiptare nga subvencionet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.