Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndaloi një udhëtar dhe gjatë kontrollit fizik të bagazhit i gjetën tetë telefona të markës iPhone 18 që nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Vlera e përgjithshme e telefonave të ndaluar ishte rreth 15 mijë euro. Mallrat u ndaluan nga Dogana dhe rasti u procedua për vazhdimin e procedurave doganore, përfshirë përcaktimin e statusit doganor dhe detyrimeve përkatëse.
Dogana e Kosovës bëri të ditur se do të vazhdojë kontrollet në pikat e kalimit kufitar, me qëllim të parandalimit të shkeljeve doganore dhe zbatimit të legjislacionit doganor.

