Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 21 shtator 2026, do të zhvillohen punime në rrjet për mirëmbajtje, siguri dhe projekte investive.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. KEDS ka publikuar oraret dhe lokalitetet që do të preken.
Prishtinë
Në kuadër të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet dalja 10 kV J06 Koliqi, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja do të prekë fshatrat Koliq, Ballaban dhe Nishevc.
Sipas KEDS-it, punimet përfshijnë mirëmbajtje preventive, eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe pastrimin e trasesë.
Prizren
Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet dalja 10 kV J13 Hasi II, nga ora 08:30 deri në 17:00.
Pa energji elektrike do të mbesin Bregu i Drinit, Dedaj, Kabashi i Hasit, Krajku (një pjesë), Kushnini, Lubizhda e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romaja.
Këto punime realizohen nga KOSTT dhe lidhen me furnizimin dhe instalimin e OPGW-së dhe vendosjen e brinjëve të izolatorëve në linjën 110 kV.
Po në rajonin e Prizrenit, nga NS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet dalja 10 kV J05 Poslishta, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja do të prekë Grazhdanikun, Kobajën, Murademin, Nashecin (një pjesë), Poslishtën dhe Vlashnjën.
Arsyeja e punimeve është ndërhyrja për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Ferizaj
Nga TS 35/10 kV Shtërpca do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Brodi-Gotovusha, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të Shtërpcës te Shkolla, OSBE-në, Bitinë e Ulët, Bitinë e Epërme, Shushicën, Palojin, Gotovushën, Drekocin, Viqën, Firajn dhe Brodin.
Punimet janë pjesë e mirëmbajtjes preventive, eliminimit të defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe pastrimit të trasesë.
Në Shtime, nga NS 35/10 kV Shtime do të ndërpritet dalja 10 kV J12 Fitorja, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Ndërprerja do të prekë një objekt në afërsi të Shtëpisë së Kulturës dhe rrugën “Komandant Kumanova”.
Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me energjizimin e kabllove dhe eliminimin e vërejtjeve sipas kërkesave të pranimit teknik.
Në Lipjan, nga TS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërpritet dalja 10 kV J01 QMI, nga ora 09:00 deri në 13:00.
Pa energji do të mbesin lokacionet Atlantik Grup, Universiteti FAMA, Solid, Buqaj SH.P.K., Potera, Baki Automobil, Viva Fresh dhe Hospital Kosova.
Arsyeja janë punimet sipas PEE-së dhe projektit të aprovuar.
Gjakovë
Në rajonin e Gjakovës do të ketë disa ndërprerje për shkak të projekteve investive dhe punimeve në rrjet.
Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet dalja 10 kV J04 Ereniku, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ndërprerja do të prekë rrugën “Fehmi Agani”, Lugbunarin, rrugën “Nënë Tereza”, Qerimin, rrugën “Sadik Pozhegu” dhe rrugën “Wesley Clark”.
Po ashtu, nga NS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërpritet dalja 10 kV Cermjani, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Pa energji do të mbesin fshatrat Bardhaniq, Barë e Madhe, Bec, Bërdosanë, Cërmjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Kralan, Meqe, Netiç, Qerim (dy konsumatorë), Rashkoc, Sukë, Vraniq, Zhabel dhe Zhdrellë.
Ndërkaq, nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet edhe dalja 10 kV J02 Beci, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ndërprerja do të prekë Becin, Janoshin, Lugbunarin, Novosellën e Epërme, Novosellën e Poshtme, Osek Pashën, Palabardhën, Qerimin, Sopotën, Trakaniqin dhe një pjesë të rrugës “Mark Malota”.
Nga NS 110/10(20) kV Gjakova 2 do të ndërpritet dalja 10 kV J43 Bistazhini, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja do të prekë Urën e Terzive, Pjetërshanin, Lipovecin, Ramamatin, Gërçinën, Marashin, Damjanin, Bistrazhin, Dolën, Kusarin, Smaqin dhe Kushavecin.
Arsyet përfshijnë mirëmbajtjen preventive, eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe pastrimin e trasesë.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë parasysh oraret e planifikuara të ndërprerjeve gjatë ditës së hënë.

