Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në New York: Lugina dhe Gjykata Speciale, pjesë e bisedës me kongresistin amerikan

Qendra Info by Qendra Info
21/09/2026
in Lajme
0
Kurti në New York: Lugina dhe Gjykata Speciale, pjesë e bisedës me kongresistin amerikan
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në New York është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, investimet amerikane dhe çështje që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kurti tha se e ka falënderuar Lawler për anëtarësimin në Kaukusin për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan dhe për mbështetjen ndaj integrimit të Kosovës në NATO.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së investimeve amerikane në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, prodhimit dhe energjisë.

Pjesë e takimit ishte edhe deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi.

Kurti tha se një nga temat e diskutimit ishte edhe gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilët deklaroi se vazhdojnë të përballen me diskriminim institucional dhe me përfaqësim të pamjaftueshëm në institucionet publike të Serbisë.

Ai veçoi çështjen e pasivizimit të adresave, duke pretenduar se ajo prek mijëra shqiptarë dhe ndikon drejtpërdrejt në të drejtën e votës dhe në pajisjen me dokumente identifikimi. Kurti tha se me kongresistin amerikan ka diskutuar për mënyrat e adresimit të kësaj çështjeje.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë dhe tha se duhet bërë dallimi ndërmjet pretendimeve dhe asaj që është provuar dhe vendosur nga gjykata.

Ai u ndal veçanërisht te pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke deklaruar se ky pretendim nuk ishte pjesë e aktakuzës.

Kurti tha gjithashtu se lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet, sipas tij, e drejtë dhe se ajo nuk mund të njolloset.

Në fund, ai shprehu shqetësimin e tij për transparencën e Dhomave të Specializuara dhe për dënimet e shqiptuara pas vendimeve të gjykatës, të cilat i vlerësoi si problematike nga aspekti historik dhe faktik.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën

Next Post

Merz: Rezultati në Mecklenburg është “katastrofë”, reformat duhet të përshpejtohen

Next Post
Merz në Mynih: Lidershipi i SHBA-së “po humbet”, rendi global nuk ekziston më

Merz: Rezultati në Mecklenburg është “katastrofë”, reformat duhet të përshpejtohen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.