Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Liria Ka Emër” organizon më 1 tetor marshin “Jo në emrin tim”

Qendra Info by Qendra Info
22/09/2026
in Lajme
0
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka njoftuar se më 1 tetor do të organizojë marshin “Jo në emrin tim”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Njoftimi është bërë në një konferencë për media, ku përfaqësuesit e platformës kanë kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tasholli kërkon koordinim institucional

Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, u ka bërë thirrje institucioneve, spektrit politik, diplomatëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe mërgatës që të angazhohen në një përpjekje të koordinuar lidhur me procesin.

“Sot nuk jemi këtu për pushtet e opozitë. Nuk jemi këtu për të hapur betejat e djeshme politike. Sot duhet të jemi bashkë. Përpara nesh është një proces vendimtar dhe një fazë e re juridike”, tha Tasholli.

Ai kërkoi nga institucionet e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi, koordinim dhe transparencë, ndërsa kërkoi nga Qeveria të bëjë të qartë planin dhe strategjinë shtetërore, përfshirë mbështetjen juridike e financiare dhe rolin e diplomacisë.

Kërkohet mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Tasholli kërkoi që sa më parë të mbahet një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas tij, në rend dite do të duhej të ishte mbështetja institucionale për atë që platforma e cilëson si mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe sigurimi i financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike.

“Duhet të ketë një tavolinë, një koordinim dhe një përgjegjësi të përbashkët institucionale”, tha Tasholli.

Më 1 tetor marshi “Jo në emrin tim”

Përfaqësuesja tjetër e platformës, Eliza Hoxha, njoftoi se më 1 tetor do të mbahet marshi “Jo në emrin tim”.

Hoxha tha se data është zgjedhur për shkak të protestës së studentëve të 1 tetorit 1997, të cilën ajo e cilësoi si një nga momentet simbolike të rezistencës qytetare në Kosovë.

“Më 1 tetor, ne do të dalim përsëri paqësisht, me një mesazh të përbashkët: JO NË EMRIN TIM”, tha Hoxha.

Ajo bëri të ditur se më 10 tetor kjo thirrje pritet të vazhdojë edhe në Bruksel, së bashku me pjesëtarë të mërgatës.

Paralajmërohet edhe peticioni “Jo në emrin tim”

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar gjithashtu se do të nisë peticionin qytetar “Jo në emrin tim”.

Sipas organizatorëve, peticioni do të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe Hagë, si shprehje e qëndrimit të qytetarëve që zgjedhin t’i bashkohen nismës.

Platforma ka bërë të ditur se në vazhdim do të zhvillojë aktivitete qytetare, akademike dhe publike në Kosovë dhe jashtë saj.

“Qeverisë i kërkojmë plan. Institucioneve u kërkojmë koordinim. Partive politike u kërkojmë bashkëpunim. Mërgatës dhe qytetarëve u bëjmë thirrje për pjesëmarrje qytetare”, tha Hoxha.

Related

Previous Post

Macron pas takimit me Trumpin: Bisedimet për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme ishin konstruktive

Next Post

Kuvendi i Deçanit kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Jo në emrin tim”

Next Post
Kuvendi i Deçanit kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Jo në emrin tim”

Kuvendi i Deçanit kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Jo në emrin tim”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.