Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka dhënë përkrahjen e AAK-së për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Tahiri ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sa më shpejt dhe të themelohen komisionet parlamentare.
Sipas tij, funksionalizimi i institucioneve të Kuvendit është i nevojshëm për vazhdimin e punës parlamentare dhe trajtimin e çështjeve të paraqitura nga subjektet politike.

