KEDS ka njoftuar se të hënën, më 28 shtator 2026, do të zhvillohen punime të planifikuara për sigurinë e sistemit energjetik dhe punime nga palë të treta. Si pasojë, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Lipjan dhe Gjakovë, ndërsa oraret ndryshojnë në varësi të punimeve.
Prishtinë
NS 35/10 kV Badovci – dalja 10 kV Mramor-Slivovë
10:00–15:30
Vendet: Mramor, Slivovë, Brusi, Busia, Zllashë, Viti e Marevcit dhe Marec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe pastrimi i trasesë.
Prizren
NS 110/35/10 kV Theranda – dalja 10 kV J12 Shpenadia
09:00–13:00
Vendet: Serbicë, Trepeticë, Shpendijë, Velezhë dhe Caparc.
Arsyeja: Realizimi i hyrje-daljeve në kthinat e TS-së së ri “Frutex” SHPK, sipas PEE.
Ferizaj
Në Ferizaj do të ketë disa ndërprerje gjatë ditës:
- 10:00–11:00: Fabrika e Gypave 3 – Ferplasti, rr. Driton Islami.
- 11:00–12:00: Fabrika e Gypave 2, rr. Driton Islami.
- 12:00–13:00: Fabrika e Gypave 4, rr. Driton Islami.
- 13:00–14:00: Union Invest SHPK, rr. e Reçakut.
- 14:00–15:00: Fabrika Fitorja, Fabrika e Bukës, Elasam Company dhe rr. Driton Islami.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Hani i Elezit
NS 110/6 kV Hani i Elezit – dalja 6 kV G01 Glloboqica
10:00–15:30
Vendet: Seçishtë, Fusha e Seçishtës, Glloboqicë, Gorancë, Hani i Elezit (një pjesë), Krivenik, Lagjja e Maliqëve (një pjesë), Lagjja e Re dhe Rezhancë, si dhe rruga e Të Përndjekurve dhe një pjesë e rrugës UÇK.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron dhe pastrimi i trasesë.
Lipjan
NS 110/35/10 kV Lipjani – dalja 10 kV Banulla
10:00–15:00
Vendet: Banullë, Gadime e Ulët (një pjesë), Gllogc, Gumnasellë, Lagjja e Burimit (një pjesë), Lipjan (një pjesë), Llugaxhi, Pojatë, Rubofc (një pjesë), udhëkryqi Janjevë-Lipjan (një pjesë), si dhe rrugët Bajram Gashi (një pjesë), Ganimete Tërbeshi, Qamil Olluri (një pjesë), Sadik Shala dhe Shën Flori.
Arsyeja: Dislokimi sipas Lejes së Hyrjes, bazuar në Zgjidhjen Teknike nr. 14833, të datës 21.09.2026.
Gjakovë
Në Gjakovë janë planifikuar disa ndërprerje.
NS 110/10(20) kV Gjakova 2 – dalja 20 kV J43 Bistrazhini
09:00–13:00
Vendet: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë).
Arsyeja: Vendosja e shkarkuesve sipas vërejtjeve të Pranimeve Teknike.
Gjakova I
Dalja 10 kV J01 Cermjani
11:00–12:00
Vendet: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosanë, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel dhe Zhdrellë.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Dalja 10 kV J02 Beci
12:00–13:00
Vendet: Bec, Janosh, Lugbunar, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq, si dhe një pjesë e rrugës Mark Malota.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Dalja 10 kV J04 Dalja Erenikut
13:00–14:00
Vendet: Fehmi Agani, Lugbunar (1 konsumator), Nënë Tereza (1 konsumator), UÇK-së, Sadik Pozhegu dhe Wesley Clark.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Gjakova II
Dalja 10 kV Raq-Moglicë
10:00–15:30
Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori dhe Shote Galica, si dhe fshatrat Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron dhe pastrimi i trasesë.
Dalja 10 kV J13 Tranziti
09:00–13:00
Vendet: rr. Petro Nini Luarasi, rr. Skënderbeu, rr. Dëshmorët e Rogovës dhe rr. Tirana.
Arsyeja: Përfundimi i punimeve sipas PEE.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve gjatë realizimit të punimeve të planifikuara.

