Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi miraton me 99 vota Deklaratën për Specialen, zgjidhet edhe Vlora Çitaku

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton me 99 vota Deklaratën për Specialen, zgjidhet edhe Vlora Çitaku
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca plenare e 28 shtatorit nisi me vonesë, pasi përfaqësuesit e grupeve parlamentare zhvilluan diskutime për harmonizimin e tekstit të deklaratës. Më pas, partitë politike arritën dakordim për përmbajtjen e saj.

Çfarë përmban Deklarata?

Në pikën e parë, Kuvendi shpreh shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në pikën e dytë, Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.

Ndërkaq, në pikën e tretë kërkohet nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kuvendi kërkon gjithashtu hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike lidhur me luftën e Kosovës.

Në pikën e katërt, Deklarata i referohet aktgjykimeve të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë lidhur me krimet e kryera nga strukturat shtetërore të Jugosllavisë dhe Serbisë gjatë viteve 1998–1999.

Në pikën e pestë kërkohet nga Dhomat e Specializuara që të respektojnë mandatin e tyre në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Kosovës.

Pika e gjashtë kundërshton çdo përpjekje për të vënë në dyshim luftën çlirimtare të Kosovës apo për të barazuar popullin që luftoi për liri me regjimin që e shtypi atë.

Në pikën e fundit thuhet se e vërteta e luftës, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë, duhet të mbrohen njëkohësisht.

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Në të njëjtën seancë, deputetët votuan Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

Çitaku mori 95 vota për. Pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së kishte mbetur e paplotësuar në seancën e mëparshme.

Me zgjedhjen e saj, u kompletua edhe përbërja e Kryesisë së Kuvendit për Legjislaturën XI.

Betohen deputetët e rinj

Në seancë u betuan edhe deputetët e rinj të Legjislaturës XI, të cilët zëvendësuan deputetët që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar.

Mes tyre janë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshana, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arjeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Elvira Ibrahimi-Hoti, Bylbyl Sokoli, Ergyl Mazrek, Fridon Lala, Lazar Raduloviq dhe Bahrim Shabani.

Kuvendi formon 16 komisione parlamentare

Gjatë seancës u formuan edhe 16 komisione parlamentare, duke përmbyllur një tjetër pjesë të organizimit të punës së Legjislaturës XI. Ndarja e komisioneve ndërmjet grupeve parlamentare ishte dakorduar më herët nga Kryesia e Kuvendit.

PDK kërkon procedimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara

Pas miratimit të Deklaratës, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, kërkoi nga Qeveria që të procedojë me urgjencë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas Tahirit, Kuvendi e ka përmbushur pjesën e vet përmes miratimit të deklaratës, ndërsa tani përgjegjësia i takon Qeverisë që projektligji të procedohet dhe të kthehet për shqyrtim e votim në Kuvend.

“Ligji është në Qeveri, andaj e shfrytëzoj rastin që të trajtohet ligji me përgjegjshmëri dhe me urgjencë, të kthehet në Kuvend dhe ky vullnet që u dëshmua sot me votë të argumentohet me votë për ligjin”, deklaroi Tahiri.

Debati për presidentin

Në seancë u diskutua edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kanë mbetur tetë ditë deri në një vendim lidhur me këtë çështje dhe kërkoi më shumë seriozitet institucional.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se partia e saj është e gatshme të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin, duke theksuar se për shmangien e zgjedhjeve nevojitet vullneti i të gjitha partive politike.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar para seancës se partia e tij është e hapur për diskutime rreth çështjes së presidentit, nëse kalon projektligji për Dhomat e Specializuara.

Miratimi i Deklaratës për aktgjykimin e Speciales dhe përfundimi i procesit të konstituimit të Kuvendit shënojnë zhvillimet kryesore të seancës plenare të 28 shtatorit.

Related

Previous Post

Trump: “Besoj se do ta fitojmë shumë shpejt luftën në Iran”

Next Post

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Next Post
“Fruthi në Kosovë: 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë”.

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.