Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2026
in Lajme
0
“Fruthi në Kosovë: 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, duke e cilësuar vaksinimin si masën më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 27 shtator 2026 janë konfirmuar gjithsej 180 raste me fruth, ndërsa 8 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit.

Instituti thekson se më shumë se 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.

Intensifikohet vaksinimi i vonuar

Përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar, i njohur si “catch-up”, për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë vaksinimin.

Sipas Institutit, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, si pjesë e kësaj fushate.

IKShPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve në rritjen e shkallës së vaksinimit.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Në fund, IKShPK ka përcjellë mesazhin: “Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”

Related

Previous Post

Kuvendi miraton me 99 vota Deklaratën për Specialen, zgjidhet edhe Vlora Çitaku

Next Post

Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet të mos cenojnë besimin te shteti

Next Post
Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet të mos cenojnë besimin te shteti

Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet të mos cenojnë besimin te shteti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.