Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet të mos cenojnë besimin te shteti

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2026
in Lajme
0
Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet të mos cenojnë besimin te shteti
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një takim të zhvilluar me dyer të mbyllura, pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Mbledhja u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe nisi rreth orës 08:30. Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, mes tyre kreu i SPAK, Klodian Braho, dhe një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo ishte hera e parë që kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK, Klodian Braho, u ulën përballë njëri-tjetrit në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të ish-drejtores së SHISH.

Begaj: Institucionet të bashkëpunojnë për sigurinë kombëtare

Në përfundim të mbledhjes, Presidenca bëri të ditur disa nga mesazhet kryesore të Presidentit Bajram Begaj.

Sipas Presidencës, institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën, por të bashkëpunojnë dhe të koordinohen në funksion të sigurisë kombëtare.

“Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Begaj ka kërkuar gjithashtu që hetimet e drejtësisë të vijojnë në mënyrë të pavarur dhe që çështjet individuale të mos ndikojnë në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, deklaroi Presidenca.

Sipas Presidentit, institucionet duhet të forcojnë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Mbledhja zgjati rreth 90 minuta

Takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë e gjysmë.

Përtej deklaratës së Presidencës, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes.

Çështja e arrestimit të ish-kreut të SHISH ka sjellë reagime politike dhe institucionale, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ekspozimin e institucionit të inteligjencës si një çështje me pasoja për sigurinë kombëtare.

Në pritje të drejtuesit të ri të SHISH

Në fokus mbetet edhe zgjedhja e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi do të zhvillohet në konsultim me Presidentin e Republikës. Sipas tij, propozimi do të bëhet nga qeveria, ndërsa emërimi përfundimtar bëhet përmes dekretimit nga Presidenti, pas verifikimeve të nevojshme nga institucionet përkatëse.

Procesi pritet të zhvillohet gjithashtu në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtues të institucioneve kryesore të shtetit.

Në mbledhje marrin pjesë:

  • Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi;
  • Kryeministri Edi Rama;
  • Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi;
  • Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha;
  • Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu;
  • Ministri përgjegjës për Punët e Brendshme, Ervin Demo;
  • Ministri përgjegjës për Financat, Petrit Malaj;
  • Ministri përgjegjës për Transportin;
  • Ministri përgjegjës për Energjinë;
  • Kryetari i komisionit parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen, Bledar Çuçi;
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji;
  • Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në mbledhje ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfshirë kreun e SPAK, Klodian Braho.

Related

Previous Post

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Next Post

Macron paralajmëron Europën: Nacionalizmi dhe dezinformimi kërcënojnë demokracinë

Next Post
Macron: Europa duhet të jetë në tryezën e negociatave për Ukrainën

Macron paralajmëron Europën: Nacionalizmi dhe dezinformimi kërcënojnë demokracinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.