E marta në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot me diell, ndërsa gjatë ditës, sidomos pasdites, do të ketë shtim lokal të vranësirave.
Reshje atmosferike nuk priten, ndërsa temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme.
Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 7°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23–24°C.

