Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dy gra arrestohen në Serbi për spiunazh: Dyshohet se u transmetuan sekrete shërbimeve nga Tirana dhe Prishtina

Qendra Info by Qendra Info
29/09/2026
in Lajme
0
Dy gra arrestohen në Serbi për spiunazh: Dyshohet se u transmetuan sekrete shërbimeve nga Tirana dhe Prishtina
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gra janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Prokurorisë së Lartë Publike në Jagodinë dhe strukturave policore të Vranjës dhe Jagodinës.

Sipas njoftimeve të publikuara nga autoritetet dhe mediat serbe, D. C., 46-vjeçare nga Shilova e komunës së Gjilanit, është arrestuar në Vranjë, ndërsa N. P., 50-vjeçare nga Jagodina, është arrestuar në Jagodinë. Të dyja dyshohen për veprën penale të spiunazhit sipas nenit 315 të Kodit Penal të Serbisë.

Autoritetet serbe pretendojnë se të dyshuarat kanë mbledhur dhe transmetuar në mënyrë të vazhdueshme informacione konfidenciale te Shërbimi Informativ i Shqipërisë, si dhe te struktura që Beogradi i përshkruan si degë të shërbimeve shqiptare në Kosovë, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Njësinë e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Sipas pretendimeve të hetuesve serbë, interesi kryesor i të dyshuarave kanë qenë të dhënat për pjesëtarët aktivë të BIA-s dhe detajet e angazhimit të tyre në terren.

Në kuadër të operacionit është kryer edhe një bastisje në një objekt në Jagodinë që, sipas autoriteteve, përdorej nga N. P. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike dhe sende të tjera, për të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur për komunikim dhe në kryerjen e veprës së dyshuar. Hetimi është ende në vazhdim.

Related

Previous Post

Eksportet e naftës në Lindjen e Mesme rriten, ndërsa trafiku i LNG-së përmes Hormuzit përshpejtohet

Next Post

Rydox, tregu ilegal i të dhënave të vjedhura: Dy vëllezër nga Kosova pranojnë fajësinë në SHBA

Next Post
Rydox, tregu ilegal i të dhënave të vjedhura: Dy vëllezër nga Kosova pranojnë fajësinë në SHBA

Rydox, tregu ilegal i të dhënave të vjedhura: Dy vëllezër nga Kosova pranojnë fajësinë në SHBA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.