Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 2 tetor 2026, do të kryhen punime të planifikuara për sigurinë e sistemit energjetik, mirëmbajtje, projekte investive dhe punime nga palë të treta.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet dalja 20 kV J24 Dalja nr. 2 PR7, nga ora 10:00 deri në 13:00.
Pa energji do të mbesin Holger Petersen, rruga Mehmet Gradica, 1 Tetori, rruga Hajrulla Abdullahu, rruga Abdyl Frashëri 39, Muharrem Fejza, Kodra e Diellit, Zona Qendër, rruga Hyzri Talla dhe rruga Enver Maloku.
Arsyeja: Instalimi i sistemit SCADA në stabilimentin “Fakulteti Elektroteknik”.
Nga TS 220/35/10(20) kV Podujeva do të ndërpritet LP 10 kV J16 Letanci, nga ora 10:00 deri në 13:30.
Pa energji do të mbesin Perani, Obraqë 1, 2 dhe 3, Bradashi, Bajqini, Katunishtja, Lepaja, Dobratini 1 dhe Ferma e Pulave Peran.
Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10 kV.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Në TS Deçani 110/10 kV, nga dalja 10 kV Barani, do të ketë ndërprerje të një numri trafostacionesh nga ora 10:00 deri në 12:00.
Ndërprerja përfshin zonat Vranoc, Qallapek, Kamenicë, Buqan, Kosuriq, Llugaxhi, Gllogjan, Nepole dhe Idriz-Selman Krasniqi.
Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin “Barani”.
Nga NS 35/10 kV Gurrakoci do të ndërpritet dalja 10 kV J13 Zallqi, nga ora 11:00 deri në 15:00.
Pa energji do të mbesin Gurakoc-Musollet, Gurakoci, Prekalla, Trubohoci, Zabllaqi, Zallqi, Shalonovica, Osojani, Tupeqi, Bllagaqi dhe Dreja.
Arsyeja: Vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV J06 Gjinovci, nga ora 08:30 deri në 09:30.
Pa energji do të mbesin Topliçani, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci dhe Gelaca, si dhe bizneset N.T.S. Leshan, Mishtorja Beni Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, Graniti Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll dhe Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi.
Arsyeja: Punime në projektin M.26.01.028, për vendosjen e shtyllave në segmentin Grejkoc–Lapitari.
Po nga TS Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV Studenqani 1–Gurëthyesi, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Pa energji do të mbesin Studenqani, Dobërdellani dhe Samadraxha, si dhe Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka dhe pompat e ujit në Studenqan, Dobërdellan dhe Samadraxhë.
Arsyeja: Ngritja e shtyllës nën tension të mesëm në kuadër të projektit LOT1 “Lidhjet e reja”.
Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV Ujëvara, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin rruga e Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Punime në projekte investive
Nga TS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërpritet dalja 10 kV Zona Industriale 2, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Pa energji do të mbesin konsumatorët komercialë përgjatë magjistrales Ferizaj–Prishtinë dhe magjistrales Lipjan–Prishtinë.
Arsyeja: Energjizimi i linjës.
Mitrovicë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Shupkovci, përmes LP 10 kV J06 Shala–Ndarës Linjor–Degëzimi Vidishiqit, do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në 15:30:
- NS 10/0.4 kV Vidishiq
- NS 10/0.4 kV Vidishiq 2 – Shkolla
Vendi: Vidishiqi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Gjakovë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/20 kV Gjakova I do të ndërpritet dalja 20 kV J10 Ponosheci, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin fshatrat Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Guskë, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Po nga TS Gjakova I do të ndërpritet dalja 20 kV J10 Dobroshi, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin Batusha, Brovina, Molliqi, Berija, Stublla dhe Nivokazi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Gjilan
Punime nga pala e tretë
Nga TS Gjilani II 35/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J13 Morava e Binçës, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Pa energji do të mbesin Koretishta, Makreshi i Epërm, Stanishori, rruga Vëllezërit Frashëri, Strazha, Kosmata, rruga Fehmi Agani, Te Gllama, Shillova dhe Qarkorja.
Arsyeja: Montimi i kabllit të tensionit të mesëm.

