Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Me tenda e zjarre në shesh, protestuesit rrisin presionin për Specialen

Qendra Info by Qendra Info
05/10/2026
in Lajme
0
Me tenda e zjarre në shesh, protestuesit rrisin presionin për Specialen
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta kundër vendimeve të Gjykatës Speciale ka vazhduar edhe të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa qytetarët kanë ngritur tenda dhe kanë ndezur zjarre, duke paralajmëruar qëndrimin gjatë gjithë natës para Kuvendit të Kosovës.

Protesta, e cila fillimisht u zhvillua në kundërshtim me verdiktet e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, tashmë është shndërruar në kërkesë për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Presioni i protestuesve vjen një ditë para seancës së Kuvendit, e cila është thirrur për të hënën në orën 09:00. Pika e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kjo seancë zhvillohet në një moment të ndjeshëm politik, vetëm dy ditë para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda afatit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare brenda 45 ditësh.

Përplasja Kurti–Hamza për rendin e votimeve

Në ditët e fundit janë zhvilluar takime ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, por deri tani nuk është bërë i ditur ndonjë marrëveshje konkrete.

Hamza ka insistuar që ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen fillimisht në dy lexime dhe vetëm më pas të procedohet me votimin për presidentin.

Në anën tjetër, partia në pushtet kërkon që fillimisht të votohet presidenti dhe më pas të zhvillohet votimi në lexim të dytë për ndryshimet në ligjin për Specialen.

Seanca e së hënës tashmë është thirrur dhe mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë kompromis apo përplasja rreth rendit të votimeve do ta komplikojë edhe më tej situatën politike.

Dy protesta të paralajmëruara për të hënën

Përveç protestuesve që kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para Kuvendit, për të hënën janë paralajmëruar edhe dy protesta.

Platforma “Jo në Emrin Tim” ka thirrur protestë nga ora 08:00, duke marrë mbështetje edhe nga organizata studentore.

Ndërkaq, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka ftuar qytetarët në protestë nga ora 09:00, në kohën kur pritet të nisë seanca e Kuvendit.

Tashmë vëmendja është përqendruar te Kuvendi i Kosovës, ku të hënën pritet të zhvillohet një seancë me peshë të veçantë, jo vetëm për ndryshimet e propozuara për Dhomat e Specializuara, por edhe për fatin e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

SHBA, Rusia dhe Kina në garë për reaktorin e parë bërthamor në Hënë – NASA synon ta lëshojë deri në vitin 2030

Next Post
SHBA, Rusia dhe Kina në garë për reaktorin e parë bërthamor në Hënë – NASA synon ta lëshojë deri në vitin 2030

SHBA, Rusia dhe Kina në garë për reaktorin e parë bërthamor në Hënë – NASA synon ta lëshojë deri në vitin 2030

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.