Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
06/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka njoftuar se të martën, më 6 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe projekteve investive.

Ndërprerjet do të prekin zona të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Prishtinë

Nga ora 10:00 deri në 14:00 do të ndërpritet dalja 10kV “Iber Lepenci” nga NS 220/10kV Drenasi.

Pa energji do të mbesin: Korotica e Epërme, Korotica e Ulët, rruga “Vesel Bala”, Sankofci, rruga “Qamëria”, Krajkova, Dumnica e Ulët, rruga “Arif Shala”, Komorani, rruga “Fatime Shala”, rruga “Ramadan Muleta”, rruga “UÇK” dhe rruga “Ibrahim Rugova”.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Nga ora 09:30 deri në 12:00 do të ketë ndërprerje në rrugën “Fazli Grajqevci”, nga NS 110/35/10kV Fushë Kosova.

Arsyeja: Ndërrimi i njehsorëve elektrikë.

Nga ora 10:00 deri në 13:00 do të ndërpritet dalja 10kV “Sharbani” nga TS 35/10kV Koliq.

Pa energji do të mbesin: Sharban, TS Sharban, TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe Bellopojë 1, 2, 3 e 4, përfshirë konsumatorët privatë në Bellopojë.

Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10kV.

Në kuadër të punimeve në projekte investive, nga ora 08:30 deri në 18:00 do të ketë ndërprerje në disa zona të Prishtinës:

  • Një pjesë e rrugëve “Tirana”, “Lidhja e Prizrenit”, “Maliq Pashë Gjinolli” dhe “Ahmet Haxhiu” – energjizimi i kabllove të rinj.
  • Bahollët, Tophanja, “Meto Bajraktari”, Bicurri, Art Konstruksion dhe “BH-Home” SHPK, Mentor Pllana-Dardania – energjizimi i kabllove të rinj.
  • Rruga “Bedri Gjini” – energjizimi i kabllove të rinj.
  • Rruga “27 Nëntori”, rruga “Marie Shllaku” dhe rruga “Abedin Rexha” – energjizimi i kabllove të rinj.
  • Një pjesë e rrugëve “Mic Sokoli”, “Drenica”, “Fahri Fazliu” dhe rruga “Bedri Gjini” – energjizimi i kabllove të rinj.

Pejë

Nga ora 11:00 deri në 15:00 do të ndërpritet dalja 10kV “Gremniku” nga NS 110/10kV Klina.

Pa energji do të mbesin fshatrat: Dollc, Gremnik, Kpuz, Perlina, Perqevë, Qeskovë, Qupevë, Qupevë e Ulët, Qupevë e Epërme, Rastok (një pjesë), Sferkë, Sferkë e Gashit dhe Volljakë.

Arsyeja: Vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Prizren

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10kV “Levisha”.

Pa energji do të mbesin: Levisha, Sporti, Njegoshi dhe Aradha e Sharrit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Në zonën e Zhurit do të ketë disa ndërprerje për testimin e mbrojtjes rele:

  • 10:00–11:00: Ujësjellësi dhe një pjesë e fshatit Zhur.
  • 11:00–12:00: Zhuri, Zhur i Ri, Gurishte (Zhur), Lagjja Begaj, Nasuf (Badallaj) dhe Lagjja Gavazaj.
  • 12:00–13:00: Hoqa e Qytetit, Billusha, Jeshkovë, Leskovec, Lybeqevë, Kuzhnin-Lez, “Monimix Gurethyes Zhur” dhe “Susuri” SHPK.
  • 13:00–14:00: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II, “Renelual Tahiri Gurethyes” dhe Muradema.

Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 12:00 do të ndërpritet dalja 20kV “Mushtishti”.

Pa energji do të mbesin: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Rregullimi i kokave kabllovike në stabilimentin Mushtisht dhe kyçja e stabilimentit.

Ferizaj

Nga ora 08:00 deri në 09:00 do të ketë ndërprerje në zonën e Shtërpcës dhe disa fshatra përreth.

Pa energji do të mbesin: Shtërpca, një pjesë e Berevcës, Brezovica, Jazhinca, Sevca, Vrbeshtica, vikendicat, fabrika në Shtërpcë, Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brodi, Drajkovca (një pjesë), Firaja, Gotovusha, Shushica, Viça, Narcisi dhe Molika në Brezovicë, si dhe vikendicat në Sharr, Berevcë dhe Brezovicë.

Gjithashtu, pa tension do të mbesin HC-Brezovicë-Matkos Group dhe HC-Viçë-Matkos Group.

Arsyeja: Operim me ndarësa.

Nga ora 10:00 deri në 11:00 do të ndërpritet energjia në Bablak dhe përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.

Arsyeja: Kontrollimi i ndërprerësit.

Mitrovicë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ketë ndërprerje në fshatrat Druar dhe Mihaliq, për shkak të punimeve në stabilimentin në Reznik.

Pa energji do të mbesin disa nënstacione të Druarit dhe Mihaliqit, përfshirë zonat pranë shkollës, si dhe pompat e ujit në Mihaliq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve të konstatuara gjatë inspektimit me dron dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

Nga ora 10:00 deri në 18:00 do të ndërpritet dalja 10kV “Cermjani”.

Pa energji do të mbesin: Bardhaniqi, Barea e Madhe, Beci, Bërdosana, Cermjani, Doblibarja, Gërgoci, Jabllanica, Kodralia, Kralani, Meqja, Netiçi, Qerimi (dy konsumatorë), Rashkoci, Suka, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella.

Arsyeja: Punime në rrjet.

Në të njëjtën kohë, nga ora 10:00 deri në 18:00, do të ndërpritet edhe dalja 10kV “Beci”.

Pa energji do të mbesin: Beci, Janoshi, Lugbunari, Novosella e Epërme, Novosella e Poshtme, Osek Pasha, Palabardha, Qerimi, Sopoti, Trakaniqi dhe një pjesë e rrugës “Mark Malota”.

Arsyeja: Punime në rrjet.

Gjilan

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10kV “Smira” nga NS 110/35/10kV Vitia.

Pa energji do të mbesin: Smira, Betonjerka Gentriti, Kabashi, Dobreshi, Cernoviti, Smira Kulla dhe Smira Depo.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

KEDS u kërkon konsumatorëve që gjatë këtyre orareve të kenë parasysh ndërprerjet e planifikuara dhe të marrin masat e nevojshme për pajisjet elektrike.

Related

Previous Post

E marta me diell dhe mot mjaft të ngrohtë në Kosovë

Next Post

Sot vendoset për presidentin dhe Specialen: Kosovën e pret marrëveshja ose zgjedhjet e reja

Next Post
Buxheti 2026 dhe konstituimi i Kuvendit në fokus – mblidhen 11 komisione parlamentare

Sot vendoset për presidentin dhe Specialen: Kosovën e pret marrëveshja ose zgjedhjet e reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.