Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj: Ligji për Dhomat e Specializuara është votuar nga 91 deputetë, “ejani në Kuvend ta përfundojmë”

Qendra Info by Qendra Info
06/10/2026
in Lajme
0
Haradinaj: Ligji për Dhomat e Specializuara është votuar nga 91 deputetë, “ejani në Kuvend ta përfundojmë”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka thënë se ligji është votuar nga 91 deputetë dhe se, sipas tij, nuk duhet të përdoret si mjet kushtëzimi apo për zhvillimin e pazareve politike.

“Loja me nervat e njerëzve me kushtëzimet e tij për këtë ligj. S’ka asgjë kombëtare, as morale e as njerëzore nga konferenca në konferencë. Është e pandershme me lënë në gjysmë”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se të gjitha temat politike kanë rëndësinë e tyre, por ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet kjo çështje.

“Të gjitha temat kanë rëndësi, por s’ka asnjë logjikë me bërë lojëra të tilla kështu. Ky ligj është i të gjithë neve dhe iu bëj thirrje të gjithëve: ejani në Kuvend ta kryejmë ligjin”, ka thënë ai.

Haradinaj ka paralajmëruar se çdo vonesë në përfundimin e procedurave parlamentare do të ishte e pafalshme, duke theksuar edhe numrin e deputetëve që e kanë votuar ligjin.

“Nëse humbim kohë, do të jetë e pafalshme, sepse është ligj që është votuar nga 91 deputetë. Kemi edhe tri orë, kthehuni në seancë. Është ligj i të gjithë neve”, është shprehur Haradinaj.

Related

Previous Post

Hamza reagon pas propozimeve të Kurtit për president: “Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit”

Next Post

Kurti me ofertë të re për Hamzën: Specialja të votohet para presidentit, propozon Konjufcën dhe Rushitin

Next Post
Kurti me ofertë të re për Hamzën: Specialja të votohet para presidentit, propozon Konjufcën dhe Rushitin

Kurti me ofertë të re për Hamzën: Specialja të votohet para presidentit, propozon Konjufcën dhe Rushitin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.