E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Mëngjesi do të jetë i freskët deri i ftohtë, ndërsa në disa zona mund të paraqitet edhe brymë.
Gjatë ditës pritet të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë, me temperatura dukshëm më të larta krahasuar me orët e mëngjesit.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 3°C në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 25°C.

