Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 9 tetor 2026, do të zhvillohen punime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik.
Si rezultat i këtyre punimeve, në disa qytete dhe fshatra të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Ky është orari i ndërprerjeve sipas rajoneve:
Prishtinë
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Për shkak të mirëmbajtjes parandaluese dhe pastrimit të trasesë, pa energji elektrike do të mbesin: Prugovci-1, te Villa Natyra në Verbovc, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli, kazerma e FSK-së në Vranidoll, Kanali i Besisë, Prugovci te Halili dhe Sallabaja.
Nga ora 11:00 deri në 12:30
Për shkak të rregullimit të sustës së ndërprerësit, ndërprerje do të ketë në këto zona të Drenasit: Dardani, rrugët 11 Marsi, 17 Shkurti, Nëna Terezë, Pajazit Islami, Hajrullah Zymi, Haxhi Zeka, Rilindasit, 28 Nëntori, Ali Vitia, Sylejman Vokshi, Xhemajl Mustafa dhe Zahir Pajaziti.
Pa energji elektrike do të mbesin gjithashtu zonat Rramir Elmazi, Drenasi 2, Gani Krelani, Kuvendi i Lezhës, Pajtim Islami, Tahir Zemaj, Feronikelit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shefki Kuleta, Dardani Euro Invest dhe Ilir Konusheci, si dhe rrugët Çajupi dhe Xhemajl Mustafa.
Nga ora 10:00 deri në 14:00
Për shkak të punimeve sipas projektit të aprovuar, ndërprerje do të ketë në këto zona: Haxhi Zeka, Islam Sllamniku, Ismail Sllamniku, Ismajl Sllamniku, rrugët 28 Nëntori, Pajazit Islami, Rexhep Luci dhe 17 Shkurti, si dhe në zonat Myzafere Ramadani, Haxhi Sadriu, Struga, Naser Sekiraqa dhe Vjosa.
Pejë
Nga ora 11:00 deri në 15:00
Për shkak të testimit të sistemit SCADA në stabilimentin e Baranit, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në: Baran, Prapaqan, Berliq, Krushevc i Ri, Rashiq, Gjocaj, Turjakë e Ulët, Vranoc i Madh, Vranoc i Vogël, Baran i Ulët, Qallapek, Kusoriq, Llugagji dhe Buqan.
Ferizaj
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Për shkak të pastrimit të trasesë, ndërprerje do të ketë në këto lokalitete: Blinajë (një pjesë), Dorajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Krojbardh (Dorajë e Madhe), Leshan (Gllanicë, një pjesë), Magurë, Medvec, Poturoc, Qylagë, Rrezja, Torinë dhe Vërshec.
Nga ora 08:00 deri në 14:00
Për shkak të punimeve sipas projektit të aprovuar, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e Lipjanit, Konjuhu, një pjesë e Banullës, Qallapeku dhe bizneset përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj.
Mitrovicë
Nga ora 10:00 deri në 16:00
Në kuadër të punimeve për sigurinë e sistemit dhe realizimit të projektit, ndërprerje do të ketë në këto lokalitete: Llausha, Rakinica, Kopiliqi i Epërm, Kllodernica, Turiqefci, Buroja, Vojniku, Izbica, Ozrimi, Kopiliqi i Ulët dhe Aqareva.
Gjatë kësaj periudhe, pa energji elektrike do të mbesë edhe një pjesë e fshatit Izbicë, përfshirë zonat e furnizuara nga tri pika të transformimit: Izbicë-2 Xhemajli, Izbicë e Vjetër-4 Baja dhe Izbicë-3.
Ndërprerje e shkurtër nga ora 10:00 deri në 11:00 dhe nga ora 15:30 deri në 16:00
KEDS ka paralajmëruar edhe ndërprerje në dalje të veçantë të rrjetit në zonën e Turiqefcit, për shkak të manipulimeve me ndarës. Ndërprerja prek lokalitetet e përmendura më sipër.
Gjakovë
Nga ora 09:00 deri në 09:30
Për shkak të mirëmbajtjes parandaluese dhe pastrimit të trasesë, ndërprerje do të ketë në rrugët Rilindja Kombëtare dhe Hamdi Berisha, si dhe në fshatrat Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnicë, Ngucat, Senik dhe Temeqinë.
Nga ora 09:00 deri në 17:00
Për shkak të ndërrimit të përçuesit dhe konzollave në kuadër të projektit investiv, pa energji elektrike do të mbesin Bellacërku, Sapniqi dhe Fortesa.
Nga ora 09:00 deri në 09:30 dhe nga ora 16:00 deri në 16:30
Ndërprerje të përkohshme do të ketë edhe në rrugët Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi, Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretëresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilharxhi, Nëna Terezë dhe Selman Riza.
Këto ndërprerje bëhen për testimin e mbrojtjes rele.
Nga ora 09:00 deri në 16:30
Në të njëjtat rrugë, ndërprerje do të ketë edhe për shkak të punimeve sipas projektit të aprovuar dhe ndërrimit të panelit të tensionit të ulët.
Gjilan
Nga ora 09:00 deri në 12:00
Për shkak të vendosjes së shtyllës së tensionit të mesëm, ndërprerje do të ketë në zonën e Bazeni, rrugët Shyt Mareci, Rukije Haliti, Metush Krasniqi, Fehmi Agani, Fatmir Ibishi, Brigadat e UÇK-së dhe në Qarkore.
Nga ora 09:00 deri në 16:00
Për shkak të ndërrimit të transformatorit 400 kVA pranë xhamisë, në kuadër të projektit investiv, ndërprerje do të ketë në fshatrat Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në zonat e përmendura që t’i marrin parasysh oraret e punimeve dhe ndërprerjet e paralajmëruara.

