E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ngrohtë, por jo i qëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave konvektive.
Gjatë ditës priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk pritet ta përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Pavarësisht paqëndrueshmërisë atmosferike, temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë të vitit. Minimalet nuk pritet të zbresin nën 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C.

