Të dielën në Kosovë pritet përkeqësim i motit për shkak të një cikloni nga Italia dhe Adriatiku, si dhe ardhjes së një fronti të ftohtë nga veriu e veriperëndimi.
Parashihen reshje të shpeshta lokale shiu dhe rrebeshe me vetëtima e bubullima. Në disa zona reshjet mund të jenë më intensive.
Temperaturat do të shënojnë rënie, me minimalet rreth 10°C dhe maksimalet rreth 18°C, ndërsa pas kalimit të frontit të ftohtë pritet freskim i mëtejshëm.

