Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Policia në kërkim të të dyshuarit, dyshohet se babai vrau djalin

Qendra Info by Qendra Info
12/10/2026
in Lajme
0
Plumb qorr godet gruan në Lipjan, ajo përfundon e plagosur
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është vënë në kërkim policor. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima është vrarë nga babai i tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, kur Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në Pogragjë.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është B. A, i lindur në vitin 1997, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, R.Arifi.

Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është në kërkim policor

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, personi i dyshuar është i njohur për organet e rendit dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Osmani.

Sipas informacioneve fillestare të raportuara nga mediat, i dyshuari dyshohet se është larguar me një veturë të markës Suzuki.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm të vrasjes. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera zyrtare lidhur me motivin e ngjarjes.

Related

Previous Post

E hëna me vranësira dhe freski në Kosovë

Next Post

Ferit Hoxha reagon ndaj Daçiqit për deklaratat rreth Prizrenit: Retorika nxitëse mund të sjellë pasoja të rrezikshme

Next Post
Hoxha reagon ndaj deklaratave të Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Ferit Hoxha reagon ndaj Daçiqit për deklaratat rreth Prizrenit: Retorika nxitëse mund të sjellë pasoja të rrezikshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.