Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e institucioneve të sigurisë, në një kohë kur po shtohen shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Mbledhja po zhvillohet në një klimë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite.
Në takim merr pjesë edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, së bashku me zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë.
Sipas raportimeve, zhvillimet e fundit në rajon kanë rritur shqetësimet për zgjerimin e konfliktit dhe për pasojat e mundshme që mund të sjellë një përshkallëzim i mëtejshëm i përplasjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Deri më tani, nuk janë bërë publike hollësi të tjera lidhur me temat konkrete të diskutuara në mbledhje apo me vendimet që mund të jenë marrë.

