Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me homologun e tij lituanez, Robertas Kaunas, në margjinat e forumit Warsaw Security Forum 2026, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se homologu i tij lituanez shprehu mirënjohje për kontributin e Kosovës në kuadër të koalicionit të deminimit, duke vlerësuar angazhimin e vendit në këtë fushë.
Në fokus, mbrojtja gjithëpërfshirëse dhe industria e mbrojtjes
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan edhe për Programin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës, të cilin Maqedonci e krahasoi me sistemin e mbrojtjes totale të Lituanisë.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, me synim avancimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Maqedonci vlerësoi se bashkëpunimi me Lituaninë paraqet një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

