E marta në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i vranët dhe i ftohtë, me reshje lokale shiu, kryesisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit.
Në viset e larta malore priten fjollat e para të borës, ndërsa në Dukagjin reshjet do të jenë të pakta dhe mund të ketë edhe intervale kohore me diell.
Temperaturat do të shënojnë ulje, me maksimalet që pritet të arrijnë deri në 13°C.

