Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës, në rend dite 11 pika

Qendra Info by Qendra Info
14/10/2026
in Lajme
0
Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Jemi afër zgjidhjes së Presidentit, të mos shkojmë sërish në zgjedhje
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë të fillojë në orën 09:00.

Në rendin e ditës janë gjithsej 11 pika, përfshirë shqyrtimin e projektligjeve, mbështetjen financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe marrëveshjen për sigurime sociale me Austrinë.

Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen janë:

  • Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;
  • Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë;
  • Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028;
  • Propozim-vendimi për mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar;
  • Kërkesa për shitjen e nëntë automjeteve zyrtare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat janë jashtë funksionit;
  • Kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”;
  • Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, me qëllim të harmonizimit të politikës së jashtme të Kosovës me politikën e Bashkimit Evropian;
  • Propozimi për të kërkuar autorizimin e presidentes për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Në fillim të mbledhjes, Qeveria pritet të shqyrtojë edhe aprovimin e transkripteve dhe ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme.

Rendi i ditës përfshin gjithsej 11 pika, ndërsa vendimet e marra pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes.

Related

Previous Post

Autori i vrasjes së Tupac Shakur dënohet me 40 vite deri në burgim të përjetshëm

Next Post

Bonus i Krishtlindjeve në Austri: deri në 150 euro për familjet me të ardhura të ulëta

Next Post
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri

Bonus i Krishtlindjeve në Austri: deri në 150 euro për familjet me të ardhura të ulëta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.