Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Justina Shiroka Pula pranon urime nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Qendra Info by Qendra Info
17/10/2026
in Lajme
0
Katër presidentë urojnë Shiroka-Pulën, zotohen për forcimin e bashkëpunimit me Kosovën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si presidente e vendit.

Sipas njoftimit të Presidencës, në letrën e tij, Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, i ka përcjellë urimet e sinqerta presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj, si dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

Hungaria rikonfirmon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidenti i Hungarisë, András Baka, në letrën e urimit ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të Kosovës për stabilitet, paqe dhe zhvillim ekonomik në rajon, duke përmendur edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

Letonia vlerëson marrëdhëniet me Kosovën

Ndërkaq, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën e tij, ai ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm të Letonisë në KFOR, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

Related

Previous Post

Huthët përparojnë në Jemen dhe rrezikojnë furnizimet ushtarake, qeveria këmbëngul në vazhdimin e ofensivës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.