E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot stabil dhe pothuajse pranveror për këtë periudhë të vitit.
Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë, ndërsa në disa zona mund të paraqitet edhe brymë. Gjatë ditës pritet mot stabil dhe i ngrohtë, me kushte të favorshme atmosferike.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 19°C.

