E enjtja në Kosovë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe reshje të izoluara.
Nga pasditja e vonë ose gjatë mbrëmjes, pritet shtim i reshjeve dhe depërtimi i një fronti të ftohtë ajror. Si pasojë, në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me mundësi për vetëtima dhe bubullima.
Erërat fillimisht do të fryjnë nga jugu, më pas nga perëndimi, ndërsa në fund të ditës do të ndryshojnë drejtim, duke ardhur nga veriu.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 20°C.

