Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta e afatshkurtra shiu në disa zona.
Në zonat malore, në lartësitë më të mëdha, priten edhe reshje të dobëta e afatshkurtra bore. Reshjet do të jenë kryesisht të karakterit lokal.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie. Minimalet pritet të zbresin deri në 4°C, ndërsa maksimalet nuk pritet të kalojnë 12°C.

