Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
30/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
94
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka publikuar orarin e punimeve në rrjetin elektrik për të premten, më 30 tetor 2026. Ndërprerje të planifikuara të energjisë do të ketë në disa zona të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen për shkak të mirëmbajtjes preventive, punimeve në projekte investive, pastrimit të trasesë dhe intervenimeve për eliminimin e defekteve.

Prishtinë dhe rrethinë

  • 10:30–15:00: TS Posta dhe rruga Bedri Shala në Drenas, për vendosjen e kabllos ABC.
  • 10:00–15:30: Fidanishte, Fidanishte Kastriot, Hashant, Elektro Monti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku, për mirëmbajtje preventive dhe pastrim të trasesë.
  • 09:00–15:00: Pjesë të rrugës pranë 4 Llullat në Prishtinë, për shtrirjen e kabllos ABC.
  • 08:30–18:00: Kodra e Trimave, te zjarrfikësit, dhe rruga Adem Keçekolla, për konvertimin e rrjetit nga 10 kV në 20 kV dhe ndërrimin e transformatorit te TS Hidroteknika.
  • 08:30–18:00: Rruga Bedri Gjini, për të njëjtat punime në rrjetin elektrik.

Pejë dhe Istog

  • 10:30–15:30: Ndërprerje në NS Peja II, ku pa energji do të mbesin daljet përkatëse 10 kV. Ndërprerja prek shumë rrugë të qytetit të Pejës, përfshirë Ali Pashë Tepelenën, Avdyl Frashërin, Eqrem Çabejn, Gjergj Fishtën, Isa Boletinin, Maria Shllakun, Rifat Burxheviqin, Shaban Spahinë, Lekë Dukagjinin, Nëna Terezën dhe zona të tjera. Në listën e KEDS-it përfshihen edhe Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës dhe Ujësjellësi. Ndërprerja prek gjithashtu fshatrat Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, si dhe Levoshën e Majën e Zezë. Arsyeja: punime në kthina.
  • 11:00–16:00: Dubovë, Dubovë e Madhe, Dubovë e Vogël, një pjesë e Fushës së Pejës, Katundi i Ri, Novosellë, Vitomiricë I, II dhe III dhe Ozdrim. Në Pejë preken edhe një pjesë e rrugës Selmon Lajqi dhe Tranziti. Arsyeja: realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.
  • 09:00–15:00: Pograxh, Qupev, Jellovc, Resnik dhe Jashanicë, për intervenime në eliminimin e defekteve dhe problemeve të identifikuara nga inspektimi me dron.
  • 09:00–10:00: Cerrcë, Kamenicë, një pjesë e Istogut dhe Istogut të Vogël, Lubozhdë, Studenicë, Stupë dhe Vrellë. Ndërprerja lidhet me shkyçjen e konsumatorëve industrialë.

Prizren dhe Suharekë

  • 09:00–14:00: Hoqa e Qytetit, Billusha, Jëshkova, Leskoveci, Lybeqeva dhe Kuzhnini, si dhe disa konsumatorë afaristë, për përmirësimin e problemeve të identifikuara nga inspektimi me dron.
  • 10:00–15:30: Leshan, Tërrnje, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec dhe Sërbicë e Ulët. Punimet kanë të bëjnë me pastrimin e trasesë nga drunjtë.

Ferizaj

  • 10:00–15:30: Pjesërisht Gaçka, Burrniku dhe Kaçaniku i Vjetër?

Mitrovicë dhe Skenderaj

  • 10:00–15:00: Llausha, Rakinica, Kopiliqi i Epërm, Kllodernica, Turiqevci, Buroja, Vojniku, Izbica, Ozdrimi, Kopiliqi i Ulët dhe Aqareva. Arsyeja: përmirësimi i problemeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.

Gjakovë

  • 09:00–17:00: Bellacërkë, Sapniq dhe Fortesë, për vendosjen e konzollave dhe shtyllave të tensionit të mesëm dhe energjizimin e transformatorit Latif Popaj.
  • 09:15–17:00: Një pjesë e Bellacërkës, Berjaka dhe një pjesë e Sapniqit, për punime në rrjetin elektrik.
  • 09:00–13:00: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, një pjesë e Osek Hilës, Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan. Arsyeja: vendosja e izolatorëve dhe lidhja e përçuesve sipas projektit të aprovuar.

Gjilan dhe Kamenicë

  • 10:00–14:30: Ndërprerje në disa fshatra dhe zona të Kamenicës, përfshirë Meshinën, Ranillugun, Hajnocin, Krilevën, Strezocin, Tirincën, Bolecin, Kosovicën, Carevcin, Bushincën, Leshtarin, Reçanin, Berivojcën, Zhegrën, Kremenatën, Tugjecin, Gragjenikun dhe Rahovicën. Arsyeja: intervenime për eliminimin e defekteve dhe problemeve të identifikuara nga inspektimi me dron.

Punimet mund të përfundojnë më herët ose të zgjasin varësisht nga kushtet në terren. Konsumatorët në zonat e përmendura këshillohen të marrin parasysh oraret e ndërprerjeve.

Burimi: KEDS

Related

Previous Post

E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu në Kosovë, borë në viset malore

Next Post

Raportohet se Zelensky pezulloi sulmet ndaj rafinerive ruse pas presionit të Trumpit

Next Post
Zelensky i dhuron Trump një letër për Melania-n, falënderon për përpjekjet drejt paqes

Raportohet se Zelensky pezulloi sulmet ndaj rafinerive ruse pas presionit të Trumpit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.