Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.
Në disa rajone priten reshje të imëta, ndërsa në përgjithësi ato do të jenë të intensitetit të dobët, me mundësi për ndonjë përjashtim lokal.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 11°C.

