Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania të Prishtinës, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga e premtja, më 30 tetor, në orën 18:00, deri të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 17:00.
Sipas njoftimit të Kryeqytetit, mbyllja bëhet me rastin e organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”, me qëllim të mundësimit të zhvillimit të eventit dhe garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Kryeqyteti ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

