Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili pas zbulimit të bakterit Salmonella Minnesota

Qendra Info by Qendra Info
31/10/2026
in Lajme
0
AUV mohon publikimin e analizave të qumështit: Rezultatet ende nuk kanë përfunduar
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht qarkullimin dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga operatori ekonomik Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota.

Sipas njoftimit të AUV-së, konstatimi është bërë në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, të urdhëruara nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Bazuar në rezultatet laboratorike dhe në Ligjin për Ushqim, AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit, vendosjen nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të identifikuara.

Produktet e përfshira në vendim:

  • Coopavel – Origjina: Brazil; LOT: SIF 3887 R-14427.
  • Superfrango – Origjina: Brazil; LOT: SIF 3404 R20598.

AUV: Konsumatorët të mos i konsumojnë produktet

AUV ka bërë të ditur se Salmonella Minnesota është një serotip patogjen i bakterit Salmonella enterica, i cili mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale. Bakteri mund të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose përmes kontaminimit të kryqëzuar gjatë trajtimit dhe përgatitjes së mishit.

Agjencia u ka bërë thirrje konsumatorëve që posedojnë produktet me numrat përkatës të LOT-it të mos i konsumojnë, por t’i kthejnë në pikat e shitjes.

Ndërkohë, kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë për verifikimin e të gjithë sasisë së importuar, gjurmueshmërinë e produkteve nga hyrja në Kosovë deri te pikat e shitjes, sasitë e shpërndara dhe ato që kanë mbetur në stok, si dhe kushtet e ruajtjes dhe dokumentacionin përkatës.

AUV ka bërë të ditur se do të mbikëqyrë zbatimin e masave nga operatori ekonomik dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve në bazë të vlerësimit të rrezikut, përfshirë asgjësimin në rastet kur është i nevojshëm.

Agjencia ka paralajmëruar se do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe masat e mëtejshme.

Related

Previous Post

Mbyllet për qarkullim tuneli “Idiz Gjilani” në Prishtinë për shkak të eventit të Halloween-it

Next Post

SHBA miraton shitjen e 500 raketave “Patriot” për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

Next Post
Ukraina dhe SHBA-të përgatisin kontratën për 25 sisteme “Patriot” – Zelensky: “Gjithçka varet nga vullneti politik”

SHBA miraton shitjen e 500 raketave “Patriot” për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.